Hasani: Kurti synon “Republikën e Tretë”, Qeveria Kurti e ka terrorizuar Gjykatën Kushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po synon krijimin e një “Republike të tretë”.
Ai ka deklaruar se në momentin që dikush nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë ai individ dëshiron rrënimin e rendit ekzistues kushtetuese.
Gjatë një interviste në emisionin “Konfront”, Hasani ka thënë se Qveria Kurti e ka terrorizuar Gjykatën Kushtetuese.
“Kurti do ta bëjë Republikën e tretë. Republika e tretë duhet ta ketë një Kushtetutë. Në momentin që nuk i zbaton aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë se ti do ta përmbysësh atë rend. Gjykatën Kushtetuese e kanë terrorizuar, gjykatësit i kanë thirrur me emra, nën çdo nivel ka qenë. Me këto veprime nuk po e fsheh”, ka thënë Hasani.