Harta e shteteve prej ku mund të shihet eklipsi i plotë dhe i pjesshëm - Live nga Spanja dhe Islanda
Falë modeleve të fuqishme kompjuterike dhe matjeve të sakta, shkencëtarët mund ta përcaktojnë rrugën e një eklipsi me vite, dekada ose edhe me mijëvjeçarë më herët.
Për shkak se Hëna është shumë më e vogël se Toka, hija e saj më e errët qendrore është vetëm disa qindra kilometra e gjerë. Përderisa Hëna lëviz nëpër orbitën e vet, kjo hije e ngushtë bie mbi sipërfaqen e Tokës, duke e formuar atë që njihet si rruga e totalitetit, raporton televizioni CNN.
Përderisa pamja e eklipsit të plotë diellor do të jetë e kufizuar në një rrip të ngushtë të kontinentit evropian, që fillon në Rusinë Perëndimore e përfundon në brigjet veriore të Spanjës, një pjesë shumë më e madhe e globit do të mund të jetë dëshmitare e ekslipsit të pjesshëm diellor.
Në zonën prej ku mund të shihet eklipsi i plotë diellor ndodhen edhe Islanda e Grenlanda, ndërsa eklipson e pjesshëm mund ta shikojnë njerëzit nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara në perëndim, deri te Estonia e Lituani në Lindje.
Agjencia e lajmeve, "Associated Press", po e transmeton drejtpërdrejt eklipsin nga Spanja dhe Islanda, shtete nëpër të cilat kalon hija më e errët.