Harrisi thotë se Putini "do ta hante Trumpin për drekë" - NACIONALE

Harrisi thotë se Putini "do ta hante Trumpin për drekë"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në pjesën kur debate mes kandidatëve për president të ShBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump, ishte i përqendruar në rolin e Uashingtonit në komunitetin global, demokratja e kritikoi qëndrimin e rivalit në raport me Rusinë.

Trumpi e kritikoi demokratin Joe Biden si president në mungesë, ndërsa Harrisi iu kundërpërgjigj, raporton televizioni BBC.

“Ti nuk je duke garuar kundër Bidenit, je duke garuar kundër meje” – i tha ish-prokurorja ish-presidentit.

Duke iu kthyer çështjes së Ukrainës, ajo tha se ka marrëdhënie të fortë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Aleatët tanë janë falënderuar që ti nuk je më president” – i tha Harrisi Trumpit.

“Në të kundërtën, Putini do të ishte i ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës” – shtoi ajo.

Zonja Harris më tej i tha Trumpit se Putini “është diktator që do të të hante ty për drekë”.

Më pas, Trumpi tha se Harrisi është “nënpresidentja më e keqe në histori” dhe pretendoi se ajo kishte dështuar që ta parandalonte luftën përmes negociatave mes Ukrainës e Rusisë para se të fillonte pushtimi rus.

Lajme të ngjashme