Hargreaves takohet me Trendafilovën: S'duhet të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës - NACIONALE

Hargreaves takohet me Trendafilovën: S'duhet të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, bëri thirrje që të mos pengohet komunikimi i kryetares se Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilovën, pas një takimi me këtë të fundit gjatë të mërkurës.

Në një postim në Facebook, Hargreaves tha se me themelimin e kësaj gjykate në vitin 2016, Kosova demonstroi angazhimin e saj për të përcaktuar të vërtetën.

“Ashtu siç Mbretëria e Bashkuar mbështeti Kosovën në vitin 1999, ne vazhdojmë të mbështesim sundimin e ligjit në Kosovë dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara si një pjesë integrale të sistemit të saj ligjor.

“Ne e njohim ndjeshmërinë e mandatit të gjykatës, por aftësia e saj për të komunikuar me popullin e Kosovës nuk duhet të pengohet. E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë”, ka shkruar Hargreaves.

Lajme të ngjashme