Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare - NACIONALE

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Bahamas.

Ai ka thënë edhe se njohja paraqet një zhvillim pozitiv, dhe se, forcon rolin e Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar.

‘‘Mirëpres vendimin e Bahamas 🇧🇸 për ta njohur Kosovën. Ky është një zhvillim pozitiv, që forcon rolin gjithnjë në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme