Haraqija rrëfen për protestën me mbi 100 mijë vetë, pas Qirezit dhe Jasharajve
Në një paraqitje të fundit në emisionin Rubikon në Klan Kosova, aktivisti dhe politikani i njohur Astrit Haraqija përshkroi ndërveprimet e tij me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pjesëmarrjen e tij në organizimin e protestave pas ngjarjeve tragjike në Gjakovë, duke përfshirë rastin e Jasharajve dhe mizoritë e tjera në Likoshan dhe Qirez.
“Në vitin 1997 pas rastit së familjes Jashari, prej forumit rinor në qendër me 22 janar kur u plagos Adem Jashari, kanë shkuar Ilir Salihi, Izet Sadiku, Besnik Osmani më duket edhe Naim Jerliu me vizitu çka kanë nevojë. Pastaj ndodhi rasti Likoshan dhe Qirez, dhe shkuam si pjesë e forumit rinor i LDK-së morëm pjesë në varrim. Pas Qirezit dhe Jasharajve i kemi organizuar protestat ku kanë qenë mbi 100 mijë vetë”, tha Haraqija.
Haraqija foli më tej për momentet e rënda me të cilat u përball për aktivizmin e tij, duke përfshirë kërcënimet dhe sulmet fizike UDB-ja.
“Si kam hy ka fillu shefi i UDB-së me më rreh, veç të parën goditje e kam ni. Mbas dy orësh më kanë thënë fol, kam thënë pa u ndalë dhuna nuk flas. Më thanë nëse bën shëtitje sonte kemi me të vra në qendër. Unë prapë i vazhdova protestat, më sulmuan me kerr, unë kërceva nga një urë, prapë më kapën, pesë ditë me radhë më kanë rrehë”, tha Haraqija.