Haradinaj zotohet për krijimin e "Fondit për financim të punësimit të parë të të rinjve"
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të univesiteteve të ndryshme me të cilët ka biseduar për programin e tij zgjedhor.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj shpalosi disa nga zotimet e programit të koalicionit
"Programi ynë mes tjerash përfshin:
- Fond për financim të punësimit të parë të të rinjve;
- Harmonizimin e plotë të politikave arsimore, shëndetësore, kulturore, të punësimit dhe të zhvillimit në relacion me gjeneratat e reja;
- Identifikimin e talentëve të veçantë dhe trajtimi institucional i karrierës së tyre." - bëri të ditur kreu i AAK-së.