Haradinaj viziton Hamzën: Ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e Mitrovicës që është nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.
Haradinaj ka kujtuar bashkëpunimin me Hamzën në kohën e Qeverisë Haradinaj, ku Hamza ishte ministër.
Shkrimi i plotë i z. Haradinaj:
Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje.
Sot e takova në zyren e tij në Mitrovicë, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe e sigurova për mbështetjen time dhe të AAK-së për të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Mitrovicës.
