Haradinaj: Vendimi për transferimin e 360 mijë eurove për Listën Serbe është skandaloz
Meliza Haradinaj, ish-ministre e Punëve të Jashtme, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar ndarjen e 360 mijë eurove nga ana e KQZ-së për Listën Serbe.
Haradinaj e ka quajtur skandaloze këtë vendim.
Sipas saj, ky transferim duhet të ndalohet.
“Vendimi për transferimin e buxhetit prej 360,000€ nga paratë e taksapaguesve ‘partisë’ Lista serbe është skandaloz!
Lista serbe që planifikoi e ekzekutoi agresionin më të rrezikshëm në Ballkan që nga paslufta - duhet të shpallet jokushtetuese (dhe organizatë terroriste), t’i bllokohen fondet në Kosovë, dhe rrjedhimisht të ndërmerren të gjitha masat ligjore për ndalimin e aktivitetit në territorin e Republikës së Kosovës.” – shkroi ajo.
Vendimi për transferimin e buxhetit prej 360,000€ nga paratë e taksapaguesve ‘partisë’ Lista serbe është skandaloz!
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) January 16, 2024
Lista serbe që planifikoi e ekzekutoi agresionin më të rrezikshëm në Ballkan që nga paslufta - duhet të shpallet jokushtetuese (dhe organizatë terroriste), t’i…