Haradinaj uron ushtarët e rinj: Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për t`i shërbyer atdheun
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është gëzuar certifikimit të 325 ushtrave të rinj të FSK-së.
Ai ka vlerësuar se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për të shërbyer për atdheun.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot ndjehem i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të ushtrisë nga qeveria aktuale.
Sipas tij, dhjetëra miliona euro të buxhetit janë humbur këtë vit për shkak të papërgjegjësisë qeveritare.
“Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për Atdheun. Sot u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj. Me këtë rast, uroj shumë suksese për ta, në këtë rrugë fisnike. Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve. Por, sot ndjehem i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës nga qeveria aktuale. Me dhjetëra miliona euro të buxhetit, u humbën këtë vit, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare”, ka shkruar ai, duke shtuar se këto veprime të Qeverisë i cungojnë kapacitetet e sigurisë.
“Kosova do të hyjë në vitin që po vjen, me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake. Përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë”, ka shkruar Haradinaj.