Haradinaj uron SHBA-në për 251-vjetorin e Ushtrisë Amerikane
Ish-Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 251-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Amerikane, duke vlerësuar rolin e saj historik në çlirimin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se “të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohën vendimtare të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s”.
Ai shtoi se Kosova do të vazhdojë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me SHBA-në dhe Aleancën Veriatlantike.
“Populli ynë mbetet përjetësisht mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën”, shkroi Haradinaj.