Haradinaj uron Fitër Bajramin: Sa më shumë paqe e solidaritet
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e paqes, unitetit dhe solidaritetit në shoqëri.
Gjatë kësaj dite festive, Haradinaj zhvilloi një vizitë tek Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit.
Në mesazhin e ti, ai uroi qytetarët për festën, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim mes njerëzve.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, kisha nderin t’i drejtohem BIK me urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit”, deklaroi Haradinaj.