Haradinaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit - NACIONALE

Haradinaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

"Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të ngjashme