Haradinaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj uroi Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe besimtarët në Kosovë, diasporë dhe në trojet shqiptare, duke shprehur dëshirën që ky muaj të sjellë begati, mirëqenie dhe pasuri shpirtërore.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit! Agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, shkruan Haradinaj.