Haradinaj udhëton për në ShBA, do të zhvillojë takime në Pentagon, DASh dhe në Shtëpinë e Bardhë - NACIONALE

Haradinaj udhëton për në ShBA, do të zhvillojë takime në Pentagon, DASh dhe në Shtëpinë e Bardhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është nisur për një vizitë zyrtare për ShBA.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka dhënë detaje për takimet që do t`i këtë Haradinja në SHBA-së.

“Vizitën e tij Haradinaj do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot. Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar. Vizitën e tij në ShBA ai do ta vazhdojë në Neë York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në Neë York, z. Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit”, ka treguar ai.

Më tej, Xhemaili ka tregua edhe për takimet që i pari i AAK-së do t`i këtë me zyrtarët amerikanë.

“Vizitën zyrtare z. Haradinaj do ta përmbyll në Washington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë ai.

Në këtë vizitë, Haradinaj do të shoqërohet nga Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Lajme të ngjashme