Haradinaj ua përmend letrën e zotimit Kurtit, Osmanit e Konjufcës: Nëse s’anëtarësohemi, përgjegjësia e tyre - NACIONALE

Haradinaj ua përmend letrën e zotimit Kurtit, Osmanit e Konjufcës: Nëse s’anëtarësohemi, përgjegjësia e tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse humb momentum i pranimit të vendit në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e tre liderëve shtetërore.

Ai ka përmendur letrën e publikuar nga Nacionale, ku Kurti, Osmani dhe Konjufca, ishin zotuar për përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Brukselit.

“Nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë. Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, me garancitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku zotohen se Kosova do të përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe tërheqja prej fjalës së dhënë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t'i bëhët Kosovës në planin ndërkombëtar.” – ka thënë tutje ai.

Tutje, ai ka thënë se udhëheqja e ka humbur besimin dhe se vendi po izolohet.

“Udhëheqja e Kosovës me veprimet e saj, përfundimisht e ka humbur besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend që po izolohet e po ndëshkohet përditë e më shumë. Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të hesht dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri!

Po mjerimi ka zbritur në tokë dhe sot më shumë se asnjëherë e ka emrin, Udhëheqja e Kosovës!” – u shpreh Haradinaj.

Lajme të ngjashme