Haradinaj: Të gjithë po bëhen gati për zgjedhje, mund të mbahen në pranverë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress ka thën se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen në pranverë.
Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk është mërzitur për sondazhet që janë publikuar.
Ai ka thënë se tani të gjithë po bëhen gati për zgjedhje.
“Po hetohet që partitë politike po i ndjejnë zgjedhjet. Në mënyra të ndryshe po mundohen me pozicionuar vetën në mendjen e qytetarëve si opsion…. Nëse flasim për Aleancën, ne asnjëherë nuk jemi mërzitur për këto sondazhet apo rezultatet e porositura. Kësaj radhe nuk mërzitemi pasi e dimë gjendjen që është në vend dhe besimin e qytetarëve në secilin subjekt. (Zgjedhjet) Janë edhe ashtu në kalendar siç e dini ju, duhet mbajtur më së largu në janarit 2025. Kjo i bie se ne edhe ashtu në fund të vitit që vjen do t’i kemi zgjedhjet me kalendar të rregullta, por ato mund të mbahen më herët në pranverë. Kjo që po ndodh është aromë zgjedhje… Të gjithë po bëhen gati për zgjedhje, jemi në fushatë, dihet që kemi hyrë në fushatë, por është e dhimbshme nëse partitë shpenzojnë dhjetëra-mijëra euro me “iu marrë mend” njerëzve, t’iu thuhet se ky është fituesi, ai është fituesi. Kështu ndodhi mashtrimi me zotëri Kurti atëherë.” – ka thënë ai