Haradinaj takon senatorin Mike Rounds, i kërkon mbështetjen në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar senatorin Mike Rounds gjatë vizitës së tij në Uashington.
Në takimin me Rounds, Haradinaj ka thënë se i kërkoi “mbështetjen e tij ndaj vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.”
Kreu i AAK-së tha më tej se senatorit amerikan i ka “përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm.”
Postimi:
Roli i Senatorit Mike Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe ShBA-së. Është për t’u vlerësuar angazhimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe në Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë.
Në takimin që zhvilluam sot në Washington, kërkova mbështetjen e tij ndaj vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.
Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm.