Haradinaj takon kryetarin e "Vatrës": Urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO - NACIONALE

Haradinaj takon kryetarin e "Vatrës": Urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare 'Vatra', Ilmi Berisha.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se me të ka biseduar për zhvillimet në vend.

Tutje, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent.

Shkrimi i tij:

Shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit. Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës.

Pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare 'Vatra', Ilmi Berisha, me ç'rast biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon. Njëherësh ritheksova nevojën e vazhdimit të përkrahjes së tyre për Kosovën si për zhvillimin ekonomik të saj ashtu edhe në temat e rëndësishme që na presin në të ardhmen, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO, si një nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon.

Lajme të ngjashme