Haradinaj takon diplomaten amerikane: Anëtarësimi në NATO, rruga më e sigurt për arritjen e objektivave strategjike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Edhe në këtë takim ai ka shprehur qëndrimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është rruga më e sigurt për arritjen e objektivave strategjike të Kosovës.
"Theksova qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit. Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit", është shprehur Haradinaj.