Haradinaj takon bashkëluftëtarët: Mbeten shembull i sakrificës supreme për lirinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka deklaruar se anëtarësimi në NATO do të hapë rrugën për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjatë takimit me bashkëluftëtarët në kuvendet zgjedhore të Organizatës së Veteranëve në Pejë dhe Deçan.
Sipas tij, hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të ndihmojë Aleancën Veri-atlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do të hapte rrugën për hyrje edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Postimi i plotë: