Haradinaj takohet me Rrahman Jasharajn: Ka vetëm një zgjidhje, rritja e pagave
Pas grevës e cila po vazhdon që nga 25 gushti nga Sindikatat në vend, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.
Haradinaj ka thënë se ka vetëm një zgjidhje, e ajo është rritja e pagave.
“Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj.
Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave.
Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj.