Haradinaj takohet me këshilltarin e Sorensenit, diskutojmë për bllokadën politike - NACIONALE

Haradinaj takohet me këshilltarin e Sorensenit, diskutojmë për bllokadën politike

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me këshilltarin kryesor të Peter Sorensen, emisar i BE-së për dialogun.

Në këtë takim me Thomas Busch, Haradinaj bisedoi për bllokadën institucionale.

Postimi:

Në takim me z. Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, biseduam për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon. Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik.

Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik.

Lajme të ngjashme