Haradinaj takohet me Daniel Serwer: Diskutuam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë është takuar me profesorin Daniel Serwer.
Me të, Haradinaj tha se diskutuan për proceset dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova.
Postimi:
Një bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer. Diskutuam për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
Anagazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria insitucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan.
E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë per të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.