Haradinaj-Stublla: I pakuptimtë mosveprimi i MPJD-së pas sulmit ndaj policisë në veri
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, ka thënë se është i pakuptimtë mosveprimi nga MPJD pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Haradinaj – Sublla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova do të duhej të ishte në ofanzivë diplomatike për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve të nënshkruara.
nga grupet kriminale të mirëmbajtura nga Serbia në veri të vendit! Ky është sulmi i dytë brenda javës & Kosova do duhej të ishte tanimë në ofanzivë diplomatike për të vërtetën e saj dhe shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë shkeljen e parimeve themelore të marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve nënshkruar në vitin 2013”, ka thënë ajo. E pakuptimtë mungesa e reagimit (veprimit diplomatik) nga MPJD për sulmin ndaj Policisë së 🇽🇰 nga grupet kriminale të...
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Saturday, August 6, 2022
Ndërkohë, lidhur me rastin, policia ka bërë me dije se kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri, të cilat siç bëhet e ditur ishin të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit duke goditur afër barkës së policisë.
“Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri. Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftim.