Haradinaj: Serbia ende nuk u mbush mend, po e ndjell fundosjen e vet - NACIONALE

Haradinaj: Serbia ende nuk u mbush mend, po e ndjell fundosjen e vet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiq, se janë afër vendimit për të kthyer ushtrinë e shtetit serb në Kosovë “ashtu siç parashihet në Rezolutën 1244”.

Haradinaj ka thënë se Serbia ende nuk është mbushur mend dhe po e ndjell fundosjen e vet.

"Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet", ka deklaruar Haradinaj.

Pas deklaratës së kryeministres serbe, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë!

Lajme të ngjashme