Haradinaj: S’bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, mocion për ta rrëzuar po
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk bën marrëveshje me Kurtin.
Ai tha se mund të bëjnë marrëveshje për mocion, mirëpo marrëveshje për të shkuar në zgjedhje, jo.
“Në momentin e parë që kryetari i Qeverisë i bën thirrje forcave të tjera politike për marrëveshje për zgjedhje, unë mendoj që kjo detyrë është e presidentes, marrëveshja pra”, tha Haradinaj.
“Unë nuk bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, mocion po, për ta rrëzuar Kurtin po, kurdo që mbërrijmë, sot, nesër, por marrëveshje me të për të shkuar në zgjedhje nuk bëj”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.