Haradinaj: Qeverinë e Kosovës duhet ta bëjë opozita, pa Kurtin - NACIONALE

Haradinaj: Qeverinë e Kosovës duhet ta bëjë opozita, pa Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, ka bërë thirrje në "Rubikon" të Klan Kosovës që opozita të marrë në dorë pushtetin pa kryeministrin aktual, Albin Kurti.

Haradinaj theksoi domosdoshmërinë që Kurti të japë dorëheqje vullnetare.

“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për llogaridhëniet e tij, për fajet dhe humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës, ose me një ndërgjegjësim të tij, ose atij me i thirrë ndërgjegjja, dhe me dhënë dorëheqje”, tha ish-kryeministri.

“Si Aleancë qëndrojmë të vendosur se, Qeverinë e Kosovës duhet ta bëjë opozita, dhe këtë pa Kurtin”, tha ai.

Lajme të ngjashme