Haradinaj: Qeveria e Kosovës po i shërben Serbisë - NACIONALE

Haradinaj: Qeveria e Kosovës po i shërben Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin 'Pressing' ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti.

Ai ka akuzuar liderin e ekzekutivit se po i shërben Serbisë. Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se Kurti po e dëmton vendin duke mos e shpenzuar buxhetin e shtetit, duke thënë se kjo vetëm i shërben shtetit serb.

“Unë kam dilema, që dikush në qeverinë tonën, mendoj që dikush Kurtit është ka ia ndihmon me qenë në agjendë të qeverisë, nuk është Rrahman Jasharaj në agjendë të Serbisë. Qeveria e Kosovës kur nuk e angazhon buxhetin është ka e dëmton ekonominë e Kosovës. Në qeverisjen e Kurtit ne blejmë 500 milionë mallra të Serbisë, ne nuk i angazhojmë në ekonomi 600 milionë euro pare të Kosovës.

Krahas kësaj, lideri i AAK-së thotë se kur e dëmton Kosovën, bëhesh punonjës i Serbisë dhe sipas tij, Albin Kurti dhe Qeveria po e dëmtojnë vendin", ka thënë Haradinaj.

Argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton substancën e Kosovës. 500 milionë me i ble prej Serbisë, e 600 milionë të Kosovës mos me i angazhu. Vuçiqi ua ka rrit rrogat ushtarëve të vet, Ministria jonë e mbrojtjes ka shpenzu 5 për qind të buxhetit. Kush është në shërbim të Serbisë këtu? Albin Kurti e kjo qeveri është ka e dëmton Kosovën”, tha ai.

Lajme të ngjashme