Haradinaj: Qeveria e Kosovës është duke i varfëruar qytetarët - NACIONALE

Haradinaj: Qeveria e Kosovës është duke i varfëruar qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i varfëruar qytetarët.

Haradinaj këto deklarata i ka bërë gjatë një takimit me qytetarët e Pejës.

Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave dhe mospagesën e pagave me rritje sipas inflacionit, po i varfëron qytetarët. Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë këtij takimi, kreu i AAK-së ka thënë se jemi me fat që situata gjeopolitike është në favorin tonë e në SHBA e kemi një president të lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët.

Këto janë disa arsye që dialogu për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke, duhet të dinamizohet dhe të përfundojë sa më parë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme