Haradinaj: Qeveri e mashtrimit – 16,6 milionë euro nuk iu dhanë shërbyesve civilë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po e cilëson mashtruese, qeverinë aktuale të vendit, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shprehet se Qeveria Kurti, përveç që nuk realizoi premtimet, nuk u kujdes fare për shërbyesit civilë të Kosovës, që sipas tij, mbajnë gjallë administratën e shtetit.
”16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave. Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, ka shkruar Haradinaj.