Haradinaj: Qëndrojmë pranë Izraelit, sulmet ndaj popullatës civile janë dhimbje e për botën demokratike - NACIONALE

Haradinaj: Qëndrojmë pranë Izraelit, sulmet ndaj popullatës civile janë dhimbje e për botën demokratike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është solidarizuar me shtetin e Izraelit, i cili sot është sulmuar nga Hamasi.

Ai ka vlerësuar se sulmet në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike.

“Qëndrojmë pranë Izraelit në këtë ditë të vështirë për ta. Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike. Urojmë në stabilizim të shpejtë të situatës. Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe forcë!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme