Haradinaj: Propozuan që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori, pushteti po e kërkon 28 dhjetorin - NACIONALE

Haradinaj: Propozuan që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori, pushteti po e kërkon 28 dhjetorin

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se në takim me presidenten Osmani ka propozuar datën 21 dhjetor si datë për zgjedhje.

Pas takimit, ai ka thënë se kjo datë është më e përshtatshmja.

“Duke qenë që i është humbur shumë kohë Kosovës, dhe ka akumulime të temave buxhetore, në respekt të qytetarëve, kemi propozuar që të jetë data e zgjedhjeve 21 dhjetori. Mendojmë se në këtë mënyrë do të ua fitojmë të paktën një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin”, ka thënë Haradinaj

Ai ka thënë se pushteti po e kërkon datën 28 dhjetor.

Lajme të ngjashme