Haradinaj prezanton programin për shëndetësi: Programi parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë - NACIONALE

Haradinaj prezanton programin për shëndetësi: Programi parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, para mjekëve ka prezantuar programin për shëndetësi.

Ai ka bërë me dije se programi i tij zgjedhor për këtë fushë parash rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes.

Sipas tij, kjo reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro.

“Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme