Haradinaj pretendon se mund t'i sigurojë nëntë votat e pakicave jo-serbe për qeveri të ish-opozitës - NACIONALE

Haradinaj pretendon se mund t'i sigurojë nëntë votat e pakicave jo-serbe për qeveri të ish-opozitës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se mund t'i sigurojë nëntë vota të pakicave jo-serbe për të siguruar 61 votat e nevojshme për qeveri të ish-opozitës.

Kështu tha Haradinaj në "Debat Plus", duke shtuar se po të kishte vullnet nga LDK dhe PDK për një bllok ish-opozitar, qeverinë e re mund ta bëjnë "qysh nesër".

“Po të donte tani opozita edhe tani e bën qeverinë. Sonte kur po flasim deri nesër në 12 të ditës mundemi me çu shumicën. Më shumë kemi ne votë shqiptare sesa VV-ja. Katër vota i kemi më shumë. Në momentin që ne i kemi 52 nënshkrime të gatshme për një qeveri unë t’i garantoj ato 9 tjerat të pakicave joserbe. Vijnë menjëherë. Ata vijnë me ata që e kanë shumicën. Me pas mandatin unë, ta garantoj çdo votë të pakicave joserbe në Parlament. Çdo votë të secilit”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme