Haradinaj premton zhvillimin e turizmit malor në Kosovë - NACIONALE

Haradinaj premton zhvillimin e turizmit malor në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga AAK-ja, ka shprehur angazhimin e tij për të transformuar bjeshkët e Kosovës në një destinacion evropian të turizmit malor.

Në një postim në Facebook, është zotuar për eliminimin e barrierave që pengojë zhvillimin e turizmint në bjeshkët e Kosovës.

Nuk ka vend normal që nuk i shfrytëzon resurset që ia ka falë natyra. Mjafton ta shihni Shqipërinë, Malin e zi, apo Maqedoninë Veriore me kapacitete të admirueshme të turizmit malor.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Bjeshkët e Kosovës gjithmonë kanë qenë pasuri kombëtare që është shfrytëzuar ndër breza për zhvillim edhe të blegtorisë edhe të stanishtave si themel i jetësës për muajt e verës. Sot kur turizmi malor është shndërruar në sektor të rëndësishëm të ekonomisë e zhvillimit, Kosova duhet t’I heqë masat kufizuese që ia kanë zënë frymën turizmit në bjeshkët e Kosovës.

Nuk ka vend normal që nuk i shfrytëzon resurset që ia ka falë natyra. Mjafton ta shihni Shqipërinë, Malin e zi, apo Maqedoninë Veriore me kapacitete të admirueshme të turizmit malor.

Ka mijëra banorë të zonave malore që kanë ndërtuar shtëpi e stane në vendbanimet e tyre, poashtu objekte të gastronomisë apo qendra pushimi.

Të gjitha këto objekte do të hyjnë në fazën e legalizimit dhe do të përfshihen në tërësinë e kapaciteteve turistike.

Qe kjo të bëhët realitet, duhet të ndërrohet baza ligjore duke përfshirë edhe planin hpësinor.

Dhe zotohem se ndër detyrat e mia të para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë eliminimi i barrierave ligjore e administrative që sot për sot po e pamundësojnë zhvillimin normal të turizmit në bjeshkët e Kosovës.

Lajme të ngjashme