Haradinaj premton rritje pagash prej 50% në sektorin e arsimit dhe digjitalizim të plotë të procesit mësimor - NACIONALE

Haradinaj premton rritje pagash prej 50% në sektorin e arsimit dhe digjitalizim të plotë të procesit mësimor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K).

Haradinaj gjatë këtij bashkëbisedimi, ka ndarë vizionin e AAK-së për transformimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Ai ka treguar se çka do të bëjnë e që janë: "Rritje të buxhetit për arsimin në 6% të GDP-së; 50% rritje page për të gjithë punëtorët e arsimit; Implementim të modelit gjerman të arsimit dual; Investime të mëdha në fushat STEM; Trajtim të barabartë për universitetet publike dhe private; Digjitalizim të plotë të procesit mësimor", ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme