Haradinaj: Politika e Beogradit të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se thirrjet e Listës Serbe që serbët e Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë si dhe tërheqja e anëtarëve serbë nga komisionet komunale zgjedhore në veri, janë në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm edhe të vetë qytetarëve serbë.
Haradinaj ka thënë më tej se "këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit".