Haradinaj për ZPS-në: Shkelje e drejtësisë, prokuroria po kërcënon - NACIONALE

Haradinaj për ZPS-në: Shkelje e drejtësisë, prokuroria po kërcënon

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka pasur fjalë të ashpra për Prokurorinë e Specializuar në Hagë lidhur me gjykimin e katër ish-krerëve të UÇK-së, që ndodhet në fazën e fjalëve përfundimtare.

Në Klan Kosova, ai tha se gjykata ka përdorur frikësimin dhe kërcënimin që nga fillimi, duke përmendur akuzat për “dëshmitar të dyshuar” si presion për dëshmi.

Haradinaj shtoi se deklaratat e kryeprokurorit për dënime shërbejnë si paralajmërim ndaj atyre që i konsiderojnë të akuzuarit heronj.

Haradinaj theksoi se kërkesa për 45 vjet burg për secilin përbën shkelje të drejtësisë dhe mungesë proporcionaliteti, duke argumentuar se nuk mund të ketë dënime të njëjta për të gjithë, edhe nëse shpallen fajtorë.

Lajme të ngjashme