Haradinaj për videon e VV-së: Nëse me afru opozitën, këta po e largojnë
Një deklaratë interesante e Daut Haradinajt, një prej njerëzve më të fuqishëm të AAK-së.
Teksa ka komentuar situatën e fundit politike, ka hedhur kritika ndaj Vetëvendosjes lidhur me publikimin e videos.
Ai shtoi se kur diskutohet për Kosovën, pavarësisht dallimeve, institucion është edhe opozita.
"Mendoj që tema është tepër serioze, kur folet për Kosovën pavarësisht dallimeve që kemi, institucion është edhe opozita. Ndoshta VV-ja tash s’e kupton që edhe në opozitë je institucion. Sa i përket videove, e konsideroj pjesërisht të gabuar, sepse kanë ardhë në pushtet me kry punë e jo me u marrë me opozitën.
Një pushtet me mbi 51 për qind merret me propagandë e sulm në emër të asaj që kanë shkatrru…Në vend që me i kry detyrat për çfarë kanë marrë përgjegjësi, në vend se me e afru opozitën këta po e largojnë", tha ndër të tjerash Haradinaj në Debat Plus.