Haradinaj për ShBA-në: Kur nisën bombardimin ndaj Serbisë, Millosheviqin e mbështeste regjimi i Iranit - NACIONALE

Haradinaj për ShBA-në: Kur nisën bombardimin ndaj Serbisë, Millosheviqin e mbështeste regjimi i Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Raush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerkës të cilën kryen shkatërrimin e programit dhe centraleve bërthamore të Iranit.

Haradinaj kujtoi se kur ShBA udhëhoqi bombardimet ajrore ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit më 199, në mbështetje të këtij të fundit ishte regjimi i Iranit.

Postim i Haradinajt:

Më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit.

Në atë kohë, regjimi i Millosheviqit mbështetej nga një koalicion regjimesh shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në planet e tij gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë.

Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë.

Lajme të ngjashme