Haradinaj për Sahit Jasharin: Një burrë që m’i mësoi rrugët e lirisë
Ish-komandanti i UÇK-së, Daur Haradinaj, ka ngushëlluar Familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit.
Ai e ka vlerësuar lart kontributin e ish-komandantit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Jashari ai mësoi rrugët e lirisë.
“Ngushëllime për Komandant Sahit Jasharin! Një burrë që m’i mësoi rrugët e lirisë, jetove vertikalisht, ashtu siç e bëre luftën. Sahit Jashari iu bashkua atyre që i deshti më së shumti. Jetoftë gjithmonë kujtimi për ty, miku im i ditëve të hershm”, ka shkruar ai.