Haradinaj për Raportin e Progresit: Performanca e Qeverisë Kurti u vlerësua dobët - NACIONALE

Haradinaj për Raportin e Progresit: Performanca e Qeverisë Kurti u vlerësua dobët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka komentuar gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, që në shoqëri njihet gjerësisht si Raporti i Progresit.

Sipas Haradinaj, vlerësimi është shqetësuese, transmeton Ekonomia Online.

“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendi edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra, performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit, por ka edhe shume çështje të tjera”, tha ai.

“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare ekonomike politike. E kuptohet, pra, Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në edhe e ato reflektojnë edhe në këtë raport dhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme