Haradinaj për PDK-në dhe LDK-në: S’kam aq dashni për ta, por me ta duhet hequr Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka “dashuri të madhe” për dy partitë e mëdha opozitare, LDK-në e PDK-në, por se duhet punuar me ta për ta hequr nga pushteti Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Ne duhet ta ndryshojmë Kurtin. E kush e ndryshon, duhet ne opozita. Unë nuk është se jam në dashuri të madhe as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri (Kurtin)”.
“Për fat të keq ai ka vazhduar të sillet si antiamerikan. Ka arritur të krijojë një bindje në popullin e vet si antiamerikan që është rrezik për ne dhe është gabim. Na duhet një ndryshim”, ka thënë Haradinaj për Kosovapress.