Haradinaj për foton e Kurtit me Berishajn: A e kish dorën e rondë? - NACIONALE

Haradinaj për foton e Kurtit me Berishajn: A e kish dorën e rondë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas fotografisë së publikuar nga gazeta Nacionale, ku shihet ambasadori Martin Berishaj dhe kryeministri Albin Kurti, ky i fundit me shuplakën e vendosur në fytyrë.

Haradinaj në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka pasur një pyetje.

“A e kish dorën e rondë...!?” – ka pyetur ai.

Ndërkohë, Berishaj sot ka marrë pjesë në forumin ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë, ku ky i fundit shërben si ambassador.

“Mendoj se është shumë me rëndësi në këtë rast të flasim më tepër për aktivitetet e këtij forumi. Duhet të them që këto spekulime që janë bërë, i hedh poshtë dhe ato kanë vetëm një qëllim - ta denigrojnë personalitetin tim, imazhin e Kosovës. Këta shpifësa besoj se do të dalin para gjyqësisë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme