Haradinaj për aksionin para Kuvendit: E mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë
Kryetari i AAK-së, ka thënë se e mirëpret aksionin e shoqërisë civile para Kuvendit, kur pritet të filloj seanca për konstituimin e Kuvendit, e që s’ka asnjë indikacion se do të konstituohet.
Haradinaj tha se është mirë që shoqëria civile po ua rikujton detyrën.
“Është shqetësim që ekziston në shoqërinë tonë, shqetësim real edhe të gjithë i kanë drejtat e veta mundësitë e veta, e mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha kreu i AAK-së.