Haradinaj pas intervistimit të Mihalit: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Dejona Mihali po intervistohet në Prokurorinë Speciale.
Haradinaj ka thënë se po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike.
Postimi:
Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike.
Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi.