Haradinaj pas dënimit të Mustafës: Besoj në pafajësinë e UÇK-së
Ramush Haradinaj, ish-kryeminsitër e ish-komandant i UÇK-së, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës nga ana e Gjykatës Speciale me 26 vjet burg.
Haradinaj ka shkruar se beson “fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së”.
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!” – shkroi Haradinaj.
Tutje, sipas tij dënimi i Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, duke shtuar se shpreson të marrë një epilog tjetër nga ky i sotmi.