Haradinaj pas aksionit të policisë në Gjakovë, ku u arrestuan disa serbë: Rritja e pagave për ta detyrim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur aksionin e policisë së Kosovës në Gjakovë, ku u arrestuan 16 persona, disa nga ta të dyshuar edhe për lidhje me sulmuesit e Banjskës.
Haradinaj ka ritheksuar nevojën që polivëve të vendit t’iu rritet paga, duke e quajtur këtë një detyrim të shtetit ndaj tyre.
E plotë:
E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.
Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.