Haradinaj nuk e mohon se shau në takimin e opozitës me Kurtin - NACIONALE

Haradinaj nuk e mohon se shau në takimin e opozitës me Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale raportoi se në takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës, Ramush Haradinaj shau teksa ka lëshuar takimin të thirrur nga kryeministri për shkak se sipas tij ai po mbante ligjerata.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar vetë Haradinaj në një intervistë në televizionin Tëvë1.

“Unë jam munduar ta ballafaqojë Kurtin me rreziqet, me gabimet, me pasojat që do i ketë. Po, nuk e kursej as gjuhën, e asnjë argument tjetër. Mos shko kësaj rruge se je duke e mbytur veten, vendin tënd, subjektin tënd e Qeverinë tënde. Shpresoj që të ketë pasur efekt tek ai, sepse ato nuk janë gjuha ime, por janë pasoja që do i marrë Kosova, por edhe ai vetë së bashku me partinë e tij. Çdo sekondë tash e tutje është tepër pa u kthyer te kërkesa amerikane”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se nga përvoja e tij e mëhershme, është shumë më e lehtë t’i vlerësoj këto situata aktuale me kohë.

“Në takimin e djeshëm jam munduar ta ballafaqojë Kurtin me dramat, sepse tani është një situatë e acaruar. Jam munduar ta kthejë në realitet, i kam thënë mos shih ëndrra, hyn në temë”, tha tutje Haradinaj.

Ish-kryeministri tha se para historisë ai ndihet i pastër, pasi sipas tij, Kurtin e ka paralajmëruar shumë më herët për ato që do pasojnë tutje.

Në takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti ishin të pranishëm edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lajme të ngjashme